16:50 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Një popull në këmbë, francezët detyrojnë shtetin të zmbrapset

Francezët protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës. Taksa ekologjike e ka çuar çmimin e karburantit nga 1.48 euro në 1.77 euro. Ndërkohë që rroga mesatare është 2250 euro në muaj.

Për qytetarët francezë kjo është një padrejtësi për këtë arsye në shenjë revolte ata kanë bllokuar kufirin Francë-Belgjikë.

Protestat kanë goditur qytetet kryesore franceze prej tri javësh duke shkaktuar dëme të mëdha dhe shumë qytetarë e efektivë policie të plagosur.

Sipas BBC, kryeministri Edouard Philippe kërkoi kompromis me protestuesit, si dhe një mbledhje me grupin parlamentar sot në mëngjes.

Në mbledhjen e planifikuar, Franca pritet të anulojë taksën për rritjen e çmimit të karburantit, vendim që pritej të hynte në fuqi prej 1 janarit 2019. /IndeksOnline/