75 Mall Live Search
13:29 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

“Një popull që kurrë s’dorëzohet”, italianët publikojnë një video, ku edhe pse të izoluar i këndojnë ekipit të zemrës

Italia ka disa ditë që po përballet me raste të shumta të të infektuarve dhe vdekjeve nga pandemia e koronavirusit.

I tërë shteti është mbyllur dhe situata e jashtëzakonshme me masa të rrepta shihet në çdo cep të tij.

Janë anuluar të gjitha ndeshje e kampionatit në  Serien A, si edhe janë futur në karantinë disa ekipe, e disa futbollist tashmë kanë rezultuar pozitë, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo megjithëqë çdo kush është izoluar brenda shtëpive të tyre, italianët nuk heqin dorë asnjëherë nga dëshira e tyre për të parë e për t’i kënduar futbollit.

Një pamje e tillë e publikuar nga Italian Futboll TV, shihet se si në disa blloqe të bashkuara të ndërtesave në qytetin e Napolit, tifozët e futbollit i këndojnë ekipit të tyre të zemrës.

“Kjo është mënyra se si populli i Napolit po ballafaqohen me koronavirusin. Të gjithë rrinë në shtëpi, por këndojnë së bashku. Njerëz si ne nuk dorëzohen kurrë”,  është mbishkrimi i kësaj videoje./IndeksOnline/