Një predhë godet një cisternë nafte afër Ngushticës së Hormuzit
Të hënën, një anije cisternë raportohet të jetë goditur nga një predhë e panjohur, derisa ajo ishte duke lundruar pranë Ngushticës së Hormuzit.
Sulmi i raportuar ka ndodhur disa orë para se presidenti i SHBA-së, Donald Trump të nisej për në samitin e NATO-s në Ankara të Turqisë.
Megjithatë, nuk është raportuar për viktima po dëme mjedisore, tha Organizata e Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë Detare (UKMTO).
Sipas UMKTO-s, anija u godit teksa po udhëtonte drejt jugut dhe u bëri thirrje anijeve që të kalojnë me kujdes në atë zonë, teksa autoritetet po kryejnë hetimet.
Incidenti ndodhi afër një prej rrugëve më të rëndësishme në botë për transportin e energjisë, pavarësisht një armëpushimi që është në fuqi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, Axios raportoi në orët e vona të 6 korrikut se Irani “ka hedhur të paktën dy raketa ndaj anijeve tregtare” dhe se një anije tjetër po ashtu ishte goditur.
Ky pretendim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur dhe Pentagoni nuk është përgjigjur menjëherë për koment.
Përderisa lundrimet e anijeve tregtare kanë rinisur nëpër Hormuz, rreziqet e sigurisë mbeten të larta në këtë zonë, por edhe në ujërat afër Jemenit, ku tregtarët detarë janë përballur vazhdimisht me sulme ditëve të fundit.

