19:33 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Një prej gjarpërinjve më të rrezikshëm në botë gjendet në Gërmi

Një nga llojet më të rrezikshme të gjarpërinjve është fotografuar së fundmi në Parkun e Gërmisë.

Bëhet fjalë për llojin Vipera Ammodytes, i cili konsiderohet të jetë helmues vdekjeprurës.

Kjo lloj specie jeton në Ballkan dhe në Lindje të Mesme.

Ky lloj i gjarprit mësohet të jetë më i rrezikshmi që jeton në Evropë. Këtë e ka bërë të ditur, Jusuf Islami, një aktivist i shoqërisë civile, i cili ka thënë se i njëjti është fotografuar në Gërmi.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes kur kalojnë nga Gërmia.