Një prej golave më të bukur u shënua sot në Superligë, Richards tregon klasin e tij
Skuadra e Ferizaj sot shënoi fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë, duke mposhtur liderin, Ballkanin me shifrat 2:1.
Dy golat për skuadrën vendase i shënoi Ruben Silva-Richards, shkruan Indeksonline
22-vjeçari realizoi dy, por një prej tyre ishte fantastik – duke treguar vlerat e tij.
Kanadezi është huazuar te skuadra kosovare nga Estorili i Portugalisë.
Sot ai tregoi vlerat e tij duke dribluar dhe shënuar në mënyrë përfekte./Indeksonline/

