75 Mall Live Search
09:51 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / G T

Një prej talentëve më të mirë në botë, Lennart Karl ishte pjesë e Real Madridit?!

Futbollisti i njohur gjerman, Lennart Karl që po befason të gjithë me paraqitjet e fundit me fanellën e Bayern Munchenit, para disa vjetëve ishte në Real Madrid!

Gazetari Sebastian Leisgang, ka treguar se Karl-i ishte te klubi spanjoll në moshën 10-vjeçare, shkruan Indeksonline

Karl shkoi në kampin e klubit mbretëror, pasi kjo e fundit e kishte ftuar në “Santiago Bernabeu” për disa teste.

Kur erdhi koha e marrëveshjes, babai i lojtarit e vërejti se këto negociata kishin të bënin më shumë me agjentin sesa me vetë lojtarin.

Prandaj, transferimi i Karlit në Real Madridi u prish dhe tashmë futbollisti është duke kaluar momente fantastike në Bayern Munchen./Indeksonline/