75 Mall Live Search
15:55 / E Hënë, 12 Gusht 2024 / L K

Një prekje e lehtë në komunikacion, një orë në rrugë iu vonon, Dreshaj i çon porosi Sveçlës dhe drejtorit të Policisë

Gani Dreshaj i ka bërë një kërkesë publike ministri Sveçla dhe drejtorit të policisë, Gazmend Hoxha për ndryshimin e një rregulli të trafikut në rrugët e Kosovës.

Dreshaj ka thënë se një goditje e lehtë në komunikacion bën që të krijohen kolona për shkak të procedurave policore në aksident.

“Një goditje e lehtë nga prapa e një veture në autostradë ndaj një veture tjetër e ka bllokuar rrugën që 40 minuta në autostradë. Kjo dukuri në rrugët e Kosovës është bërë e përditshme dhe e zakonshme.
I dashur ministër Sveçla dhe ju drejtor i policisë. Ky rregull nuk ekziston në asnjë vend të botës. Për situata të tilla policia vepron në maksimum 5 minuta dhe e liron rrugën. Bën fotografitë, matjet dhe merr dokumentet e shoferëve.
Ju lutem veproni urgjentisht që mos të bllokoni komunikacionin dhe lëvizjen e qytetarëve.
Edhe ashtu rrugët tona janë të bllokuara nga ardhja e diasporës dhe më së paku që na duhet është kjo bllokadë e palogjikshme që shkaktohet nga një rregull fare e thjeshtë komunikacioni. Madje në shumë raste më e rrugës është që veturat të lirohen skaj rrugës dhe mos ta bllokojnë atë në situatat kur aksidentet janë të lehta.
Ministër Sveçla dhe drejtor Hoxha, ju lus të veproni urgjentisht sepse secili nga ne jemi çdo ditë viktimë e një rregullit të pashkruar, por tejet të dëmshëm” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/