Një prerëse hekuri e dy kamera vidhen në një shkollë në Mitrovicë
Persona të panjohur duke thyer disa xhama kanë hyrë në një shkollë në Mitrovicë dhe kanë vjedhur një prerëse hekuri, dy kamera dhe hark disk, përcjellë Indeksonline.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti është raportuar nga drejtori i shkollës.
“Me 31.03.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptar -Drejtor i shkollës, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar ë brendinë shkollës dhe duke thyer disa xhama kanë vjedhur, një brusalicë dhe dy kamera dhe hark diskun”, thuhet në raport. /Indeksonline/