Një prizrenas gjen një kuletë me të holla në një qendër tregtare, i dorëzon ato në polici

Një qytetar nga qyteti i Prizrenit ka bërë një gjest fantastik.
Ai deri sa ishte në një qendër tregtare ka hasur në një kuletë, e cila brenda kishte një sasi të konsiderueshme parashë.
Ai e ka dorëzuar atë në stacionin policor në Prizren.
‘’Në stacionin policor në Prizren qytetari me inicialet E.K. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në qendër tregtare ”Lorik Center”- Prizren. Në portofol kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej dyqind e njëzet (220) euro, tre (3) dollarë amerikanë dhe pesë (5) funte angleze’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikojë personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer./Indeksonline/