75 Mall Live Search
09:02 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Një punëtor në Suharekë fut dorën në ventilator, lëndohet rëndë

Një punëtor gjatë ditës së djeshme ka futur aksidentalisht dorën  në një  ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit të policisë, punëtori ishte duke punuar në një gurthyes.

“Suharekë, 23.06.2020-16:20.  Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në firmë (gurthyes), gjatë punës   kishte futur dorën aksidentalisht  në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në vend ngjarje ka qenë njësite policore edhe inspektorati i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori “, thuhet në njoftim./IndeksOnline/