75 Mall Live Search
10:11 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / A. M.

Një punëtori mobiliesh në Prizren përfshihet nga zjarri

Një punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri në rrugën “Arta” në Prizren, dje pasdite.

Pronari i kësaj mobilerie i ka thënë policisë se një objekt i tij që shërbente si punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri.

Sipas ankuesit dyshohet se deri te zjarri ka ardhur për shkak te problemit me energji elektrike, ndërsa vlera e dëmit është e konsiderueshme, thotë policia.

Një vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. Rasti mbetet nën hetime.

fotoilustrim