13:35 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Një punonjës i ”General Electric” nën akuzë për vjedhje të teknologjisë

Autoritetet amerikane arrestuan dhe vunë nën akuzë një punonjës të ‘’General Electric’’ (GE) për vjedhje të sekreteve teknologjike të konglomeratit në fushën e industrisë së turbinave.

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur në një komunikatë për shtyp se Xiaoqing Zheng, 56 vjeç banues në qytetin Niskayuna në Shtetin e Nju Jorkut ka përdorur mjete të sofistikuara dhe të mirë menduara për të vjedhur në datën 5 korrik disa dosje elektronike me sekrete tregtare të GE në lidhje me teknologjitë e turbinave.

Rregullatori nuk saktësoi nëse ky inxhinier amerikan synonte t’i shiste sekretet as apo t’i përdorte për qëllime personale, për llogari të një organizate apo një kompanie konkurrente.

Policia federale FBI-ja gjeti në shtëpinë e tij dokumenta që detajonin shumat që i akordonte Pekini personave që i shisnin sekrete në fushën e industrisë.

Po bashkëpunojmë me FBI-në për këtë çështje prej disa kohësh tashmë. Tek GE-ja, ne mbrojmë në mënyrë hermetike pronësinë tonë intelektuale, u shpreh për median një zëdhënëse e ‘’General Electric’’.