75 Mall Live Search
12:50 / E Hënë, 07 Prill 2025 / H F

Një qeroplan ulet në autostradë midis makinave në lëvizje

Një incident i rrallë ka ndodhur në Brazil, me një avion të vogël, duke bërë ulje emergjente mes makinave në lëvizje në një autostradë në vend.

Skenat u regjistruan nga pasagjerët e mjeteve të tjera, të cilët ndodheshin disa metra mbrapa avionit “Pelican 500 BR”.

Avioni me një motor, kishte në bord dy pasagjerë dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u lëndua gjatë uljes.

Në video bien në sy manovrat delikate të pilotit, i cili arriti të ulte avionin pa u përplasur dhe pa shkaktuar një aksident trafiku.

Sipas policisë, avioni që pati probleme me motorin, mbante pilotin 29-vjeçar Mateus Renan Calado dhe pronarin e tij 71-vjeçar, Valdemiro Jose Minella.

Avioni hasi probleme në ajër, pak pasi u ngrit nga një aeroport në provincën jugore Santa Catarina të Brazilit, pak pas mesditës të së dielës.