19:20 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Një qytatar i pandërgjegjshëm lë pa ujë një pjesë të Prishtinës

KRU”Prishtina” sh.a. përmes një shkrimi ka njoftuar konsumatorët e qytetit të Graçanicës, Hajvalisë, Fshati Ndërkombëtar, lagjja Mati 1, zona qendër dhe Aktash në Prishtinë se, para pak çastesh është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit sipas njoftimit janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin e krijuar nga një qytetar i pandërgjegjshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura është dëmtimi i linjës kryesore të tubacionit kryesor nga Badoci në Prishtinë.

Furnizimi iu rikthehet varësisht nga sanimi i defektit nga ekipet e ujësjellësit.