75 Mall Live Search
13:41 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / OSH

Një qytetar i Kosovës hedh 253 kilogramë mbeturina në vit

Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundmi ka publikuar anketën për mbeturinat komunale.

Në këtë anektë, janë publikuar statistikat e mbeturinave të grumbulluara në regjionet e Kosovës gjatë vitit 2019, transmeton Indeksonline.

452 tonë mbeturina janë grumbulluara në Kosovë vitin e kaluar. Regjioni i Prishtinës prinë me 139 tonë mbeturina.

Nga mesatarja e nxjerrë, i bie që mesatarisht 253 kilogramë mbeturina i hedh një qytetar i Kosovës në vit.

Mesatarisht brenda një dite një qytetar i Kosovës  hedh 0.69 kilogram mbeturina./Indeksonline/