Një qytetar në Gjilan e një tjetër në Viti, arrestohen për pengim e kanosje të personave zyrtarë

Është arrestuar një person i dyshuar në Gjilan, pasi i njëjti ka penguar zyrtarët komunal gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Gjithashtu një rast i ngjashëm u shënua edhe në Viti. Një person u arrestua pasi që i njëjti kanosi zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/