Një qytetare nga Ferizaj gjen para, i dorëzon në polici
Dje rreth orës 18:00, qytetarja M. Thaqi nga Ferizaj, në parkingun e qendrës “Village Shopping & Fun” në Ferizaj, ka gjetur në tokë një shumë prej 470 eurosh.
Ajo menjëherë i ka dorëzuar paratë në polici.
Fillimisht, nuk dihej se kujt i përkisnin paratë. Po atë ditë, rreth orës 20:30, në stacionin policor është paraqitur ankuesja D. F. nga Kaçaniku, e cila ka raportuar humbjen e një shume parash.
Pas verifikimeve të nevojshme është konstatuar se bëhej fjalë për të njëjtën shumë parash.
Paratë i janë kthyer pronarit legjitim sot.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetaren M. Thaqi për gjestin e saj human dhe shembullor, e cila dëshmon nivel të lartë përgjegjësie qytetare dhe bashkëpunim të ngushtë me policinë.

