75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Një qytetare thotë se ia larguan vëllaun e lënduar në shpërthim nga lista për ta dërguar në Turqi, nis mbledhjen e fondeve

Luljete Gashi-Deda përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndër të lënduarit në shpërthimin e bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj, ka qenë edhe vëllai i saj, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se Qeveria ka premtuar se do t’i dërgonte të gjithë të lënduarit në gjendje kome për t’u trajtuar në Turqi, por sipas saj, në momentin e fundit janë njoftuar se vëllai i saj është larguar nga lista.

Tani Luljeta ka filluar që të mbledhë fonde për vëllanë, Fidan Gashi në mënyrë që të shërhohet në Truqi.

“Ne rastin e shperthimit se bomboles se gazit në Ferizaj ka qenë i pranishëm edhe vellai im me gruan, babain dhe vajzën, por që ata janë në gjendje më të mirë shendetesore. Qeveria premtoi se do t’i dërgonte të gjithë të lënduarit në gjendje kome në Turqi, por në momentin e fundit u njoftuam se familjarin tonë Fidan Gashi e kishin hequr nga lista. Tani na duhet të mbledhim fonde që ta dërgojmë atje.

Nr. i gjirollogarise ne TEB: 2013000164824474

Llogaria e vellait të tij Bardhyl Gashi.

Çdo ndihmë është  më se e nevojshme.

Ju lutem shpëerndajeni!”, shkroi ajo.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit drejt Turqisë janë nisur dy të lënduarit e parë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj./IndeksOnline/