75 Mall Live Search
00:02 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Një rahovecian pozitiv me COVID19, u infektua në Spitalin e Prizrenit

Kryetari i Rahovecit përmes një postimi të bërë në Facebook, ka njoftuar banorët me të dhënat e fundit që kanë dalë nga IKSHPK sa i përket koronavirusit.

Smajl Latifi, ka thënë se është konfirmuar një rast i ri me COVID19, që është nga fshati Retijë dhe burimin e infeksionit e ka nga reparti i hemodializës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Ky është postimi i plotë:

Sapo jemi njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, se kemi një rast pozitiv me COVID-19 në komunën tonë, i cili është nga fshati Retijë dhe burimin e infeksionit e ka nga reparti i hemodializës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Qendra Operative dhe Shtabi i Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit po e hulumtojnë historikun e takimeve në mënyrë specifike.

Ju lutem mos u shqetësoni, por vetëpërmbahuni nga takimet!