75 Mall Live Search
22:40 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Një Rashford ndryshe/ Sulmuesi anglez tregon se merret me bamirësi që nga mosha 18 vjeçare

Futbollisti anglez Marcus Rashford ka rrëfyer së fundmi për projektet e tij të bamirësisë, duke zbuluar se shumicën e tyre i ka nisur që në moshë shumë të re, rreth 18 ose 19 vjeç.

Rashford thekson se vendimi për t’u angazhuar në këtë fushë ka ardhur si vazhdimësi e asaj që kishte bërë prej vitesh nëna e tij, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, ajo ka qenë gjithmonë e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit në nevojë, veçanërisht të pastrehët, sidomos gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

“Shumicën e tyre e fillova kur isha 18 ose 19 vjeç. Vendosa të hyj në këtë zonë.

Është diçka që nëna ime tashmë e bëri dhe ne donim që ato nisma të përparonin. Ajo gjithmonë u përpoq të ndihmonte dhe të kontribuonte gjëra për të pastrehët, veçanërisht gjatë Krishtlindjeve.

Ushqim, rroba. Ajo eci në rrugët e Mançesterit dhe i dorëzoi këto kuti me të gjitha llojet e nevojave themelore”, ka deklaruar Rashford./IndeksOnline/