75 Mall Live Search
15:10 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Një rast i dyshuar me Covid-19, në Vushtrri

Një rast i i dyshuar me të prekur nga virusi Covid-19 , është paraqitur në qytetin e Vushtrrisë, dhe tani janë marrë mostrat nga të cilat pritet të dalin rezultatet e analizave, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.

Ai ka njoftuar se  gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal anti Covid-19, dhe ka bërë të ditur se stafi shëndetësor i urgjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri ka kryer këtë shërbim duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Meholli ka ftuar me këtë rast të gjithë qytetarët që të qëndrojnë n shtëpi dhe të përfillin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.