09:38 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / B O

Një rast i ri i ngacmimit seksual në Istog, 18 vjeçari e çon në livadh një 11 vjeçare, detaje ekskluzive!

Në fshatin Serbobran të Istogut ka ndodhur përsëri një ngacmim seksual. Dhe përsëri viktimë e ngacmimit është një femër e mitur nga komuniteti egjiptian.

Një 18 vjeçar dyshohet se ka ngacmuar një 11 vjeçare të cilën e ka joshur për të shkuar bashkë në një livadh ku po ruante delet.

Sipas deklaratës së prindërve të vajës, në momentin që e ka çuar vajzën e tyre në livadh, 18 vjeçari ka tentuar ta detyrojë atë për të kryer marrëdhënie seksuale, por e njëjta ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i dyshuari për këtë rast është A.Halilaj nga po i njëjti fshat.

Pas raportimit të rastit, 18 vjeçari është shoqëruar në stacionin e Policisë në Istog për intervistim./Indeksonline/