75 Mall Live Search
11:26 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / S Z

Një rast i ri me Covid-19 brenda 24 orëve

Një person ka rezultuar pozitiv me Covid- 19 në 24 orët e fundit në Kosovë, nga gjithsej 16 testime të kryera.

Po ashtu në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se nuk ka asnjë qytetarë të shëruar nga Covid 19, ndërsa në nivel vendi janë gjithsej 11 raste aktive.

Ndërkaq brenda 24 orëve asnjë person nuk është vaksinuar. Numri i qytetarëve të cilët kanë marrë dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës është tejet i vogël.

Vetëm 105 mijë e 378 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Ndërsa numri i atyre që kanë marrë dozën e katërt është dhe më i ulët. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë është vetëm 1 mijë e 868 qytetarë kosovarë, kanë marrë dozën e katërt të vaksinës./IndeksOnline/