75 Mall Live Search
23:29 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Një rast i ri me koronavirus në Shtime, rast kontakti nga familja në Pjetërshticë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga të gjitha mostrat e marra në komunën e Shtimes, nga 22 raste të dyshuara që janë testuar sot ka rezultuar pozitiv vetëm një (1) rast nga fshati Pjetërshticë, ndërsa të gjithë të tjerët kanë rezultuar negativ në testin SARS-COV-19. Rasti i sotëm është rast kontakti nga po e njëjta familje në fshatin Pjetërshticë.

Numri i të prekurve në komunën e Shtimes deri më tani arrinë në 16 pacientë të prekur me COVID -19, ndërsa kemi një (1) të shëruar.

Gjithesesi, Shtabi Emergjent është duke bërë gjurmime te tjera, këtë është duke bërë në bashëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, QKMF-në dhe Policinë e Kosovës. Situata është e menaxhueshme, dhe urojmë që të prekurit të shërohen sa me shpejtë !