Një rast me Covid-19 në futbollin italian

Një rast i ri me COVID-19 është raportuar në Serie B.
Më shumë se dy muaj pas rastit të fundit, Antonio Junior Vacca nga Venecia është një rast i ri pozitiv me Coronavirus që trondit Serinë B.
“Venezia FC njofton se pas testeve të pesta të realizuara të premten në 12 Qershor nga lojtarët, stafi teknik dhe grupi i ekipit, një lojtar pozitiv u zbulua me Covid 19.
Më pas, Venezia siguroi të njoftojë se kjo ishte arsyeja që skuadra nuk ka stërvitur ditën e sotme – pasi janë në izolim.
“I gjithë ekipi për këtë arsye sot nuk e ka kryer seancën stërvitore të planifikuar dhe duke filluar nga sonte jemi në izolim duke pritur të marrim rezultatet e një cikli të ri të testeve të kryera sot”, shkruhet në komunikatë.