75 Mall Live Search
10:47 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / C E

Një rast pozitiv me Covid-19 te skuadra e Real Madridit

Më shumë probleme për Zidane . Një lojtar nga ekipi i parë i Real Madridit ka dalë pozitiv për COVID-19 përpara ndeshjes me Interin në Ligën e Kampionëve.

Lajmi raportohet nga media spanjolle “Marca” e cila shkruan se nga analizat e tamponëve të kryera së fundmi, rezultoi se njëri prej futbollistëve madrilenë është prekur nga COVID-19, shkruan Indeksonline.

Klubi nuk e ka konfirmuar ende lajmin, ndërsa “Marca” nuk e ka zbuluar emrin e futbollistit në fjalë.

Nëse në tamponin e dytë, lojtari rezulton sërish me koronavirus, atëherë ai nuk luan në takimin ndaj Interit.

Protokolli i UEFA-s thotë se ky lojtar nuk do të jetë në gjendje të hyjë në stadium nëse nuk testohet negativisht në një provë të dytë që Madridi duhet t’i japë UEFA-s gjashtë orë para fillimit. /IndeksOnline/