Një rast pozitiv me koronavirusin, tek ekipi ku luan Vojvoda dhe Ujkani

Klubi i Torinos përmes një komunikate ka lajmëruar se sot një futbollist ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.
Lojtari që ka rezultuar pozitiv, nuk ka qenë i thirrur në ndeshjen e së shtunës kundër Fiorentinës, transmeton Indeksonline.
Në ekipin e Torinos janë edhe dy futbollistët kosovarë: Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani.
Te dytë ishin të thirrur për ndeshjen kundër Fiorentinës./Indeksonline/