Një Real Madrid krejt ndryshe me Alonson, siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi ka kaluar me sukses në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 3:2, në një përballje ku madrilenët dominuan.
Skuadra e Xabi Alonsos e nisi fuqishëm takimin dhe shënoi dy herë në pjesën e parë, shkruan Indeksonline
Gonzalo Garcia zhbllokoi ndeshjen në minutën e 10-të, pas një asisti të saktë nga Arda Güler.
Vetëm dhjetë minuta më vonë, në minutën e 20-të, Fran Garcia dyfishoi epërsinë, pas një aksioni të ndërtuar nga Alexandr Trent Arnold, që asistoi me klas.
Dortmundi u rikthye në lojë në fundin e ndeshjes, kur Max Beier shënoi golin e nderit në minutat e fundit, duke ngushtuar rezultatin në 2:1.
Por çdo shpresë për barazim u shua menjëherë, pasi në aksionin pasues, ishte Kylian Mbappe që realizoi një gol të sigurt për Real Madridin.
Golin e fundit e shënoi sulmuesi Guirassy nga penalltia.
Real Madridi tani përgatitet për një gjysmëfinale spektakolare kundër Paris Saint-Germain, një duel që pritet të jetë ndër më të fortit të turneut./Indeksonline/