75 Mall Live Search
18:42 / E Premte, 02 Prill 2021 / A. M.

Një rrugë emërtohet me emrin e veteranit të ndjerë të UÇK-së, djali i tij ka një falënderim…

Bashkëluftëtarët e veteranit të ndjerë të UÇK-së, Vedat Reshitit, morën iniciativë që një reugë e fshatit të lindjes së tij të emërohet me emrin e tij, e sot kjo kërkesë është miratuar nga Kuvendi Komunal në Dragash.

Djali i Vedat Reshitit, Kushtrim Reshiti ka një falënderim për këtë iniciativë dhe për këtë vendim.

May be an image of 1 person

Ky është postimi i plotë i tij:

“Pas iniciativës së veteranit Besim Garipi, rreth 30 ish-pjestarë të UÇK-së nga fshati Bresanë, për 20 vjetorin e vdekjes, kanë marrë nismën për emërtimin e një rruge me emrin e babait tim Vedat Reshitit.

Ata kanë nënshkruar një kërkesë të cilën ua kanë drejtuar Kryetarit të Komunës, z. Shaban Shabani, Këshilltarëve të Kuvendit komunal dhe Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe hapësirave publike të KK Sharr.

Ata kanë kërkuar që në kuadër të kompetencave ligjore të merret vendim që pjesës së rrugës me emrin aktual “Shullani” t’i vendoset emri i bashkëluftëtarit të tyre tashmë të ndjerë (babait tim), Vedat (Meleq) Reshiti, invalid i luftës i cili në një aksident tragjik e ka humbur jetën pikërisht në këtë pjesë të rrugës.

E sot, më datë 2 Prill 2021, me të gjitha votat e asambleistëve të Kuvendit Komunal të Dragashit është votuar pro ndryshimit të emrit të rrugës “Shullani” dhe zëvëndësimit të saj me emrin e babait tim, luftëtarit të UÇK-së, Vedat Reshiti!

Ju jam përjetësisht mirënjohës, fillimisht Besim Garipit i cili e mori këtë iniciativë, më pas të gjithë veteranëve të UÇK-së nga fshati Bresanë dhe të gjithë asambleistëve që e miratuan këtë kërkesë!??

Zoti ju shpërbleftë me çdo mirësi që edhe 20 vite pas vdekjes së babait tim, ju e përkujtuat duke mundësuar që një rrugë e fshatit ta marrë emrin e tij?

Lavdi për të gjithë ata që na e sollën lirinë!??”