13:39 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / B O

Një rus i implikuar në grushtin e shtetit në Gjermani? Reagon Moska

Ambasada ruse në Gjermani deklaroi se nuk kishte asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet gjermane se në mesin e të arrestuarve për komplot për grusht shteti kishte edhe një shtetas rus. Ambasada deklaroi se pala ruse do t’i kërkojë prokurorisë gjermane të sqarojë informacionin në lidhje me shtetasin rus.

Prokuroria e Përgjithshme Gjermane deklaroi se puçistët e dyshuar në Gjermani kanë kontaktuar përfaqësuesit rusë, por pa marrë mbështetje prej tyre. Në përgjigje të këtyre deklaratave, ambasada ruse në Berlin bëri të ditur se diplomatët rusë dhe Institucionet konsullore në Gjermani nuk mbajnë kontakte me përfaqësues të grupeve terroriste dhe formacione të tjera ilegale.

“Për të arritur qëllimin e tyre, organizata planifikoi të formonte një qeveri të përkohshme ushtarake, e cila, sipas anëtarëve të organizatës, supozohej të binte dakord për një rend të ri shtetëror në Gjermani me fuqitë fitimtare në Luftën e Dytë Botërore”, theksoi prokuroria.

Agjencitë gjermane të inteligjencës kanë arrestuar 25 të dyshuar në komplotin e grushtit të shtetit, përfshirë shtetasin rus Vitalya B., i cili dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarit të arrijnë përfaqësuesit e Rusisë. Në operacion u përfshinë rreth 3 mijë anëtarë të policisë gjermane.

German special police forces patrol and search the area in Bad Lobenstein, Thuringia, eastern Germany, on December 7, 2022 as part of nationwide early morning raids against members of a far-right “terror group” suspected of planning an attack on parliament. – More than 3,000 officers including elite anti-terror units took part in the early morning raids and searched more than 130 properties, in what German media described as one of the largest police actions the country has ever seen. The raids targeted alleged members of the “Citizens of the Reich” (Reichsbuerger) movement suspected of “having made concrete preparations to violently force their way into the German parliament with a small armed group”, prosecutors said in a statement. (Photo by Fricke / NEWS5 / AFP)

Politikanë, gjykatës, eksponentë të forcave speciale gjermane, të gjithë së bashku me objektivin për të përmbysur qeverinë e kryeministrit Olaf Scholz, që dje ndodhej në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, por në përgjithësi edhe rendin demokratik të atij vendi.

Personat e arrestuar, sipas burimeve, bëjnë pjesë në një grup të së djathtës ekstreme, ku mes tyre figurojnë edhe ish-ushtarakë. Ata kishin planifikuar rrethimin dhe pushtimin e Parlamentit federal.

Të dyshuarit, rreth 50 në total, i përkasin lëvizjes Reichsbürger (Shtetasit e Rajkut) dhe një nga figurat e spikatur mendohet se është një aristokrat gjerman, që donte të rikthente qeverinë në politikat konservatore, duke mos njohur parlamentarizmin modern.