75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / B O

Një serb “bëri filma” dje në Istog, inskenoi rastin se ka patur sulm ndaj tij nga Naser Shatri

Një rast i dyshimt për sulm është lajmëruar paraditën e djeshme në Istog. Afër pazarit të qytetit, një qytetar i komunitetit serb ka lajmëruar Policinë e Kosovës me pretendimet se ka patur sulm të armatosur ndaj tij.

Ndër të tjera, Zh.Zh nga fshati Lubozhdë e Istogut ka thënë në Polici se në drejtim të veturës së tij janë shkrepur plumba, por që Policia në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asnjë gëzhojë apo diçka të dyshimt lidhur me rastin.

Serbi që raportoi rastin në Polici ka identifikuar ish-komandantin e UÇK-së, Naser Shatrin si të dyshuar për këtë rast.

Për krejt këto pretendime, ka reaguar edhe Shatri.

“Përshëndetje miq të nderuar. Dje pata një ditë të vështirë ku dyshohesha për qitje me armë, qitje që nuk ju dëgjuan krismat!
Pas ekzaminimit tim dhe të veturës time, u lirova prap nga stacioni i Policisë së Istogut. Dyshimi ishte qitje ndaj një personi të njohur për policinë, ish shef i milicisë serbe në Rakosh, Zh. Zh.
Shërbimi serb përpiqet që mos të më lerë rehat edhe pas lufte, por kot e kanë” ka thënë Shatri në reagim./Indeksonline/