75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 01 Prill 2025 / L K

Një shi i lehtë, e bën të vështirë kalimin në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Si pasojë e reshjeve të shiut, në rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë, në afërsi të pompës së derivateve “Euro Miti”, është grumbulluar një sasi e konsiderueshme uji, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Shiriti në drejtim të Prishtinës është pothuajse i bllokuar, ndërsa automjetet po shfrytëzojnë pjesën e trotuarit për të vazhduar lëvizjen.

Patrulla e trafikut është e pranishme dhe po asiston në menaxhimin e situatës.

Për situatën janë njoftuar Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve dhe zyrtarët nga Ministria përkatëse.