Një shi i lehtë i pasdites, është i “rëndë” për magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Gjatë ditës së sotme ka pasur reshje të lehta të shiut në shumë pjesë të territorit të Kosovës.
Por gjendja e magjistrales Prishtinë- Ferizaj, është e rënduar edhe pas reshjeve të lehta të shiut.
Kjo pjesë e rrugës është e vështirë e kalusheme, ku e gjithë pjesa e mbushur me ujë dhe po vazhdon të shkaktojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, shkruan Indeksonline.
Nuk është një gjë e re, pasiqe në të shumtën e rasteve kur bie shi, gjendja e e kësaj rruge është gjithmonë e rënduar.
Më poshtë mund të shihni gjendjen e kësaj rruge./Indeksonline/