14:58 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Një shi i vogël në Prishtinë, krijon një liqen të çastit

Të shumta kanë qenë reshjet e shiut përgjatë kësaj vere.

Thuajse çdo ditë shi, erëra të shumta dhe temperatura jo shumë të larta.

Por jo vetëm kaq. Në Prishtinë shkaktohet një kaos i tërë në ditët kur ka reshje shiu.

Kësisoj sot nga reshjet e shiut në Taslixhe , rrugës për në Parkun Gërmia pamja të ngjason me ndonjë “liqe”, si pasojë e reshjeve të shiut, transmeton Indeksonline.

Rrugët e kryeqytetit bllokohen tërësisht nga shiu përderisa gjendja vazhdon të jetë e njëjtë thuajse nga viti në vit./Indeksonline/

Temat: