Një shkollë e re dhe mjaft e bukur në Maçitevë, kryetari pret shiritin

Fshati Maçitevë i Komunës së Suharekës, është bërë me shkollë të re. Në përurimin e kësaj shkolle, ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.
Muharremaj qëndroi sot në mesin e nxënësve të kësaj shkolle, të cilët nuk e ndalnin këngën dhe se gëzimi shihej në fytyrat e tyre, për shkollën e re, në të cilen do ta vijojnë tashmë mësimin.
Kryetari Muharremaj, duke i uruar nxënësit dhe mësimëdhënësit, tha se shkolla e re, ka kushte moderne dhe se Maçiteva nga sot do ta ketë një shkollë kaq të bukur.
“Maçiteva tash e ka shkollën edhe më të bukur. Me kushte moderne dhe profesionale për mësimdhënësit/et dhe nxënësit/et. E gëzofshi”, ka thënë Muharremaj.