Një shofer francez ndalohet në Merdar, prezanton dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara

Një shtetas francez është ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdar, nën dyshimin se ka prezantuar letërnjoftim dhe patentshoferin të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:40, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, vetura ishte me targa vendore.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Dokument i falsifikuar”./IndeksOnline/