Një shok i vërtetë si Kyle Walker!

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Comos në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.
Gjatë këtij takimi ndodhi një episod interesant me Dele Allin dhe Kyle Walkerin si protagonistë, shkruan Indeksonline
Gjyqtari pasi e shikoi në VAR ndërhyrjen e Dele Allit, vendosi ta ndëshkonte me të kuq lojtarin anglez.
Walker vrapoi drejt referit dhe befasoi të gjithë duke bërë lutje që të mos e ndëshkonte futbollistin kundërshtar.
Alli u rikthye në fushë pas dy vjetësh për t’u larguar me të kuq vetëm 10 minuta më vonë.
Kujtojmë që kjo dyshe kanë luajtur së bashku te Tottenham Hotspur dhe te Kombëtarja e Anglisë./Indeksonline/
Kyle Walker is a real one pic.twitter.com/cYsIsz28D0
— ⚪️ (@owenthfc__) March 15, 2025