Një shqiptar futet në formacionin e javës në Serie A

Futbollistët shqiptarë kanë treguar formë të lartë në javën që lamë pas në Serie A. Nedim Bajrami ka patur paraqitje fantastike për Empolin në fitoren ndaj Fiorentinës.
Për paraqitjen e tij, Bajramit është futur në formacionin e javës në Serie A. Fantastik ka qenë edhe Amir Rrahmani në fitoren e Napolit ndaj Lazios.
Paraqitje të mira ka patur edhe Mërgim Vojvoda në ndeshjen ndaj Romës. Ylli kosovar është vlerësuar me notën 7 për sfidën ndaj skuadrës së Mourinhos./Indeksonline/
