11:42 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / G T

Një shqiptar në Liverpool? Skuadra angleze interesohet për Brajan Grudën

Skuadra e Liverpoolit është duke menduar për afatin e transferimeve gjatë verës dhe trajneri i ri, Arne Slot ka filluar t’i “piketojë” disa lojtarë.

Sipas Bild.de, skautët e “The Reds” kanë përcjellë disa ndeshje të futbollistit shqiptar, Brajan Gruda, shkruan Indeksonline

Gruda ka zhvilluar një sezon fantastik me Mainzin në Bundesliga duke zhvilluar 28 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri tri asiste. Dhe duket se Liverpooli tashmë është interesuar për shërbimet e tij.

Vlera e futbollistit shqiptar është 9 milionë euro sipas sajtit “Transfermarkt”, kurse Liverpooli po bën gati një ofertë prej 10 milionë euro.

19-vjeçari nuk u ftua nga Kombëtarja e Gjermanisë për ndeshjet e Euro 2024, por që ka ftesën nga Sylvinho i Shqipërisë./Indeksonline/