75 Mall Live Search
23:12 / E Martë, 26 Korrik 2022 / Gj. Sh

Një Shqiptar shuan ëndrrën e Shkupit për Ligën e Kampionëve

Skuadra shqiptare e Shkupit, ka pësuar humbje në ndeshjen e kthimit kundër Dinamo Zagrepit, në stadiumin “National Arena Toshe Proeski”.

Ata u mposhtën me rezultat 1-0, dhe u eliminuan nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline.

Golin e fitorës për skuadrën e Dinamo Zagrepit e shënoi futbollisti me prejardhje shqiptare, Arijan Ademi.

Goli i tij në minutën e 47-të ishte vendimtar në ndeshje duke i shuar ëndrrën skuadrës së Shkupit për një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampionëve.

dinamo Zagrep kaloi tutje me rezultat të përgjitëshëm 3-2, pasi ndeshja e parë përfundoi me barazim 2-2./IndeksOnline/