20:36 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / Gj. Sh

Një shqiptar trajner i parë në klubin e njohur të Serisë A

Një shqiptar trajner i Veronës në Serinë A. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Dritan Dervishi, ish-drejtor sportiv i Partizanit, një bashkëpunëtor i hershëm i klubit italian, do të jetë zyrtarisht trajner i skuadrës së parë të Veronës, edhe pse punën në terren do ta bëjë Salvatore Bocchetti.


Arsyeja është e thjeshtë: Bocchetti nuk është pajisur me licencën UEFA Pro dhe nuk mund ta ndjekë kursin në Coverciano para qershorit të ardhshëm (2023), kështu që me letra këtë pozicion do ta mbajë Dritan Dervishi, që i cili ka ndjekur kursin për licencën UEFA Pro në Federatën Shqiptare të Futbollit, që njihet në të gjithë botën.

Ndërkohë Verona ka njoftuar se Salvatore Bocchetti ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027 dhe në krah, të paktën deri në fund të sezonit, do të ketë Dervishin, i pajisur me licencën UEFA Pro./ss/