75 Mall Live Search
19:51 / E Diele, 20 Qershor 2021 / C E

Një shqiptar, Turqinë e bën “përrallë”, më i miri, Xherdan Shaqiri

Zvicra ka shënuar fitore të artë në ndeshjen e rrethit të fundit të grupit A të Euro 2020.

Më meritori për këto tri pikët ishte Xherdan SHqiri i cili shënoi dy gola dhe bëri paraqitje shumë të mirë.

Zvicra kaloi në epërsi në minutën e 6-të me anë të Seferovic, shkruan Indeksonline.

Në minutën e 26-të, Xherdan Shaqiri realizoi një gol shumë të bukur nga distanca.

Turqia ngushtoi rezultatin në minutën e 62-të me anë të Kahveci por kjo ishte e tëra që mund të bënin.

Shaqiri doli përsëri në skenë me një gol tjetër të bukur në minutën e 68-të.

Zvicra e mbyll fazën e grupeve në vendin e tretë me 4 pikë derisa Turqia e fundit pa asnjë pikë.

Zviceranët duhet të presin deri në përfundim të fazës së grupeve për të mësuar nëse ka siguruar kualifikimin. /IndeksOnline/