10:05 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Një shqiptar u ofron mito 5 euro policëve kufitarë, ja çfarë i ndodhi

Në pikën kufitare në Kullë një shtetas i Shqipërisë u ka ofruar mito 5 euro policëve kufitarë, shkruan IndeksOnline.

Në raportin 24- orësh të policisë thuhet se ai i kishte futur 5 euro në dokumetet personale të automjetit e pastaj ua kishte dhënë policëve që t’i kontrollonin ato.

Në bazë të informacioneve i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.

Raporti:

SPK. Kullë 21.01.2020-22:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë u ka ofruar zyrtarëve policorë një bankënotë prej 5 €, derisa i kontrollonin dokumentet personale të tij dhe të automjetit. Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.