14:12 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Një shqiptare lyhet me benzinë dhe kërcënon të digjet, shkak dëbimi nga ky shtet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pallatin e Drejtësisë italiane në La Spezia. Mësohet se një grua shqiptare pasi është lyer me benzinë, ka kërcënuar se do t’i jepte fund jetës duke u djegur.

Shkak i kësaj ngjarje është bërë pasi shqiptarja rrezikon të dëbohet nga Italia.

Gruaja shqiptare, identiteti i të cilës nuk dihet, ka hyrë në dhomën e avokatëve, ndërsa ata kanë braktisur zyrat. Është dashur ndërhyrja e agjentëve të policisë gjyqësore.

Fatmirësisht gruaja u pengua në kohë, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.