Një shtëpi e shëndetshme me fruta dhe pa televizion, mund të zvogëlojë rrezikun gjenetik të obezitetit
Një shtëpi e shëndetshme mund të shkurtojë përgjysmë rrezikun gjenetik të fëmijëve për obezitet, ka zbuluar një studim i ri.
Gjenetika i vë disa njerëz në rrezik më të madh të obezitetit se të tjerët.
Shkencëtarët nga Universiteti i Londrës, gjetën se sa mund të ndikojë mjedisi që të ndryshojë gjenet e obezitetit në indeksin e masës trupore.
Sipas tyre, kur fëmijët jetojnë në një shtëpi me më pak qasje ndaj frutave dhe perimeve dhe më shumë kohë duke shikuar TV, gjenetika përbënte 86 për qind të rrezikut të tyre të obezitetit.
Ndërsa, në shtëpitë me ushqime më të shëndetshme dhe me më shumë kohë të shpenzuar për aktivitete fizike sesa para televizionit, gjenetika përbënte vetëm 39 për qind të rrezikut të tyre për obezitet./Indeksonline/