75 Mall Live Search
07:37 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / C E

Një shtëpi kaplohet nga zjarri, në Emshir

Zjarri ka kapluar një shtëpi në lagjen Emshir të Prishtinës në orët e para të së enjtes.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa shtëpia shihet plotësisht e shkatërruar nga flakët.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se zjarri është lokalizuar dhe shtoi se nuk ka persona të lënduar.

“Sot në ora 01:21, policia është njoftuar për një zjarr në një objekt në lagjen Emshir në Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me këtë rasttë iniciuar si incident zjarri, po merren hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë”.