Një shtet aleat i Rusisë thotë se do e arrestojnë Putinin nëse shkel në tokën e tyre

Shtete të ndryshme përëndimore kanë njoftuar se do të arrestonin presidentin rus nëse ai do të hynte në territorin e tyre. Kjo do të bazohej në urdhër-rrëmbimin e fëmijëve të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Këtë e ka paralajmëruar edhe një shtet aleat me Rusinë. Një përfaqësues i qeverisë armene ka thënë se nëse Putin shkel në tokën e tyre, ai do të arrestohet.
“Nëse Putini vjen në Armeni, ai duhet të arrestohet. Ai më mirë duhet të qëndrojë në vendin e tij. Armenia ndihet e detyruar nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale” ka thënë Gagik Melkonyan, deputet i Asamblesë Kombëtare Armene dhe anëtar i partisë në pushtet. Armenia mban lidhje të ngushta diplomatike, ekonomike dhe ushtarake me Rusinë dhe është gjithashtu pjesë e homologut të NATO-s CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive) e udhëhequr nga Rusia./Indeksonline/