10:48 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Një shtetas i huaj ndalohet si i dyshuar për aksidentin, në Podujevë, ku mbeti i vdekur një person

Prokurori kujdestar i shteti ka lëshuar aktvcendim për ndalin 48-orësh për një shtetas i huaj, i cili po dyshohet se shkaktoi një aksident me pasoja fatale në Podujevë.

Sipas Policisë, i dyshuari është duke u trajtuar në Repartin e Ortopedisë pas lëndimeve të marra gjatë aksidentit.

Raporti i policisë:

Më 18.11.2019 prokurori kujdestar i shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orëve kundër të dyshuarit mashkull shqiptar shtetas i huaj, i cili me automjetin e tij ka shkaktuar aksident me pasoja fatale.

I dyshuari për shkak të lëndimeve të marra në aksident gjendet i shtrirë në Repartin e Ortopedisë në QKUK nën mbikëqyrjen e policisë.

IndeksOnline pati raportuar më 15 nëntor për një aksident fatal në Lluzhan të Podujevës me ç’rast ka vdekur një person dhe janë lënduar dy të tjerë. /IndeksOnline/