75 Mall Live Search
09:30 / E Premte, 16 Prill 2021 / k.v

Një shtetas i Shqipërisë arrestohet në Drenas

Një shtetas i Republikës së Shqipërisë është arrestuar nga Policia e Drenasit pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur përmes një letre një banor të Drenasit.

Policia ka njoftuar se rasti i kanosjes ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti përmes një letre ka kanosur me jetë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia./IndeksOnline/