75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / MSH

Një shtetase austriake raporton se i është vjedhur vetura në Prishtinë

Një shtetase e Austrisë ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa të Austrisë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e 14 marsit, në rrugën “Ymer Alushani”, raporton Indeksonline.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin./Indeksonline/